Avni Arifi: Ahmet Isufi i vetmi kandidat që përfaqëson të burgosurit politik në këto zgjedhje

E publikuar: 27/12/2025 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-diplomati Avni Arifi ka komentuar së fundmi listat e kandidatëve për deputet nga partitë politike në vend, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjatë komentimit, Arifi u ndal me theks të veçantë te kandidati për deputet nga radhët e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi.

Ai tha se Isufi është i vetmi kandidat i Anamoravës që i takon lëvizjes së viteve të 80-90 të ushtrisë, dhe i vetmi kandidat që përfaqëson të burgosurit politik të atyre viteve.

“Ahmet Isufi është i vetmi kandidat i Anamoravës që i përket lëvizjes së viteve të 80-ta dhe 90-ta të ushtrisë. Është i vetmi person që përfaqeson të burgosurit politik të viteve 80.”

Arifi theksoi se edhe PDK e VV kanë përjashtuar nga listat të gjithë kandidatët që i takojnë asaj gjenerate.

“Është interesant që edhe PDK edhe VV i kanë përjashtuar të gjithë që i takojnë asaj gjenerate.”