Avdullah Hoti: Shpend Ahmetin s’e shpëton asnjë koalicion

E publikuar: 08/11/2017 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti shprehet i bindur se fitorja në Prishtinë është e tyre, ani pse para pak çastesh Vetëvendosje dhe AKR bënë koalicion që të hynë së bashku në raundin e dytë të zgjedhjeve më 19 nëntor, shkruan Express.

Hoti thotë se asnjë koalicion nuk e shpëton Shpend Ahmetin nga humbja. “Fitorja jone është afër. Shpendi e ka kuptuar këtë. Asnjë koalicion nuk e shpëton. Aq me pak e shpëtojnë ata që dje u bënte gjygjin Shpendi me shoke”, u shpreh ai.

Ish- kandidati për kryeministër i LDK-së në zgjedhjet e qershorit, thotë se qytetarët janë Lidhur me Arban Abrashin kësaj here. Thekson se vetëm ky koalicion vlen.