Avdullah Hoti kthehet në Rahovec. Cak Vjosa Osmani!

E publikuar: 14/04/2015 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish- nënkryetari i Komunës së Prishtinës, tani ministër i Financave, Avdullah Hoti do të rikthehet në vendlindje. Siç mëson Gazeta Blic, Hoti do të jetë kandidat për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec.
Një burim brenda LDK-së i ka thënë Gazetës Blic se arsyeja që kandidon për kryetar dege Ministri Hoti, është që të përkrahet Kryeministri Mustafa nga dega e LDK-së në Rahovec, sepse sipas tij kjo degë është e pakënaqur me kryeministrin. “Sidomos Ibrahim Kryeziu i cili ka dal hapur në mbështetje të kandidaturës së Vjosa Osmanit”, ka thënë ky burim.
Avdullah Hoti konsiderohet ndër njerëzit më të afërt të kreut të LDK-së dhe kryeministrit të vendit Isa Mustafa. Pos që ishte zëvendësi i Isa Mustafës, ai tani është edhe ndër ministrat më të rëndësishëm në kabinetin qeveritar Mustafa.
Gazeta Blic edhe më herët ka raportuar se si Isa Mustafa gjatë zgjedhjeve të brendshme në parti, po përdor format nga më të ndryshmet në mënyrë që ta luftoj kundërkandidaten për kryetarë të LDK-së, Vjosa Osmani. Mustafa edhe publikisht e ka sulmuar Vjosa Osmanin dhe të gjithë ata deputetë që e votuan atë kundër dhe ishin kundër cfarëdo koalicioni me PDK-në e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Është raportuar se Mustafa qëllimisht po e zvarrit procesin e emërimit të zëvendësministrave dhe të posteve të tjera të rëndësishme ekzekutive, vetëm e vetëm që të menaxhoj procesin e brendshëm zgjedhor, dhe kësisoj ta marrë partinë edhe për nja mandat. Sipas burimeve të Gazetës, Mustafa po u premton vende pune atyre që s’janë të punësuar, ndërkohë që po i kërcënon ata që janë nëpër pozicione, nëse nuk do ta mbështesin atë për kryetar të LDK-së. Pos Isa Mustafës e Vjosa Osmanit, nuk përjashtohet që garës për të parin e LDK-së t’i nënshtrohet edhe ish- presidenti Fatmir Sejdiu./Gazeta Blic

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020