Avdullah Hoti është emri i LDK-së për kryeministër

E publikuar: 23/04/2020 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

????????????????????????????????????

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë i nominuar për kryeministër, mëson Gazeta Express nga burime brenda partisë.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që Avdullah Hoti, të jetë i nominuari i kësaj partie për kryeministër.

Tashmë, Këshilli i Përgjithshëm ka vendosur për koalicion me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet.

I pari i vendit, Hashim Thaci përmes një letre ia ka kërkuar kreut të LDK’së, propozimin e mandatarit për formim të qeverisë.

“Në përputhje me mandatin kushtetues dhe në respektim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në rastin nr. K0103/14, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të vendit dhe në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me të gjitha partitë politike parlamentare dhe pajtimit të shumicës së tyre absolute për të formuar Qeveri të re, pas mosdërgimit të emrit të kandidatit për të formuar Qeverinë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje përkundër 5 kërkesave nga ana e Presidentit të vendit, si dhe në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, pas takimit të pasdites së djeshme ku kreu i LDK-së, Mustafa ka konfirmuar se ka siguruar shumicën e mjaftueshme në Kuvend, presidenti Thaçi ka përmes një letre i ka kërkuar emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zyrës së presidentit.