Avdi Pireva takon banorët e Lagjes së Muhaxherëve, merr mesazhet e tyre

E publikuar: 01/02/2021 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidat i LDK-së për deputet, Avdi Pireva në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka vazhduar të takojë anëtarë e aktivistë partiakë si dhe qytetarë, gjithandej Kosovës, për të kërkuar mbështetjen e nevojshme.

Njëkohësisht, Pireva, një kandidat serioz brenda kësaj liste i ka dëgjuar e mirëpritur mesazhet konkrete të qytetarëve, të cilat do t`i dërgojë në Parlament, nëse zgjhidhet.

Pireva ka takuar sot banorët e lagjes së Muhaxherëve në Prishtinë.

Postimi i Avdi Pirevës:

Lagja e Muhaxherve në Prishtinë si gjithmonë e organizuar e mikëpritëse.

Interesim nga struktura për të bashkëbiseduar, për t`i marrë mesazhet konkrete nga kandidatët e pranishëm për t`i përçuar te qytetari.