Avdi Behrami ka reaguar në akuza për Gani Koscin dhe Qeverinë e Kosovës, pas deklaratave fyese për djalin Valonin dhe familjen e tij.
Reagim i plotë i Avdi Behramit lidhur me spekulimet e Gani Kocit
Të nderuara media, duke vlerësuar punën dhe kontributin tuaj lidhur me opinionin publik, po iu drejtohem me këtë reagim për hirë të sqarimit të opinionit dhe të së vërtetës materiale lidhur me shkrimet të cilat u publikuan dje, e ku u përmend emri im.
Kemi mbetur të shokuar nga deklara e zëvendësministrit Gani Koci, ku pa fije turpi lëshon një spekulim të pastër politik dhe pa asnjë bazë të së vërtetës.
Unë dhe familja ime, personalisht e njohim Gani Kocin dhe jam i bindur se ai vetë e di se aspak nuk qëndron ajo që ka deklaruar, por nuk po arrijmë të kuptojmë së më çfarë qëllimi u bë kjo, dhe me çfarë prapavije.
Sido që të jetë, kjo le të mbetet në ndërgjegjen e tij personale dhe turpin e kësaj çka ka bërë le ta mbajë në ndërgjegjën e tij, (nëse ka).
Në vitin 1982 deri në vitin 1986, kam ushtruar detyrën e kryeshefit të drejtoratit për punë të brendëshme në Seknderaj. Në muajin prill të 86-ës jam larguar nga pozita dhe nga organi si person i pa përshtatshëm moralopolitik në atë kohë.
Besoj që këtë informatë dhe arsyen pse jam larguar nga aty e di edhe vetë Koci dhe gjithë qytetarët e Skenderajt që më njohin dhe e dinë veprimtarinë time politike dhe atdhetare. Pas kësaj periudhe jam angazhuar në punë, çështje të tjera për të cilat kanë qenë dhe janë të njohur personat kompetentë të vendit. E po ashtu edhe për çka kam qenë i denuar politikisht dhe kam vuajtur afër 4 vite burg në atë sistem.
Për hirë të së vertetës dua ta sqaroj edhe këtë fakt së unë asnjëherë nuk kam qenë i angazhuar në strukturat e shërbimit shtetëror të asaj kohe, as në periudhën 1982 – 1986. Kjo detyrë ka të bëjë me shërbimin publik, pra në punë të policisë, ku edhe kemi punuar me mijëra shqiptarë në atë kohë.
Ndërsa, asnjëherë në strukturat e shërbimit shtetëror, pra ato të shërbimeve sekrete ku edhe aludon spekulimi i Kocit.
Media të nderuara, unë jam i hapur që t’u ofrojë të gjitha faktet dhe ta dëshmoj pastertinë time dhe familjes Behrami.
Jam i bindur se i gjithë rrethi që na njeh dhe strukturat e shtetëndërtimit të Kosovës, i dinë kontributet tona që i kemi dhënë para dhe pas luftës në Kosovë.
Anjëherë nuk kemi dashur të ngrisim bajrakun dhe as ta materializojmë këtë kontribut siç kanë bërë disa të tjerë të sojit të Gani Kocit, por historia do ta dëshmoj së ata që mundohen t’i njollosin shumë figura të shquara të këtij vendi, do të dalin në shesh së ishin pikërisht kontribuesit më të mëdhenjë të atij sistemi famkeq, transmeton infosot.
Gani Kocit mund t’i pëngojënë talenti dhe fama e Valon Behramit, i cili u rrit dhe u edukua nga një familje e pastër si loti dhe falë kësaj edukate dhe përkushtimi ai u të bë një talent i njohur ndërkombëtarisht, e që po i bënë të ndihen krenarë të gjithë shqiptarët, përveç atyre që nuk kanë gjak shqiptari.
Për këtë spekulim e marrëzi të tij, do të ballafaqohet më drejtësinë dhe do të vijë koha kur ai do të mbajë përgjegjësinë e turpit para opinionit publik./infosot/