Avantazhet kur keni penis të vogël

E publikuar: 19/06/2015 01:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Meshkuj, nëse penisi juaj është i vogël, nuk duhet të shqetësoheni për këtë. Mjekja Stefania Piloni, gjinekologe dhe eksperte seksologe ka thyer një tabu. Cilën? Sipas saj, penisi i vogël u pëlqen femrave. “Çështja e përmasave të atij nuk është e rëndësishme dhe thelbësore për të arritur orgazmën. Kënaqësia mund të vijë edhe nga një penis i vogël, duke pasur parasysh se në pjesën më të madhe të rasteve, orgazma ndodh tek femrat nëpërmjet stimulimit të klitorit”,- thotë mjekja. “Përparësitë e të pasurit një penis në përmasa të reduktuara, të vogla, janë të shumta. Penisi i vogël, për shembull, është më i predispozuar për ereksion”,- vijon ajo. Sipas mjekes, sa i takon seksit oral, një penis i vogël i jep më shumë kënaqësi një femre se sa një i madh. E njëjta gjë vlen edhe për seksin anal, duke qenë se femrat e kanë më të lehtë ta provojnë dhe të eksperimentojnë kur penisi është i vogël, se sa kur ai ka përmasa të mëdha.