Avancimi në AP të NATO-s, Bislimi: Do të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë

E publikuar: 27/05/2024 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Besnik Bislimi

Besnik Bislimi

ëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislim ka reaguar pasi sot në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kosovës iu dha statusi i anëtarit të asociuar.

Në një reagim të bërë në “X”, Bislimi ka thënë se ky është një lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën.

Tutje ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në këtë organizatë.

“Parlamenti sot votoi pro dhënies së statusit të Kosovës anëtare të asociuar. Ky është një lajm i shkëlqyer për popullin tonë dhe Republikën tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në organizatë”, ka shkruar Bislimi në “X”.

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asocuar.

Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.