Ava Max po vjen me këngë të re, bashkëpunon me producentin e njohur

E publikuar: 25/12/2019 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ava Max po sjell projektin e ri muzikor.

Ava Max ka njoftuar fansat që po sjell një këngë të re në bashkëpunim me DJ dhe producentin e njohur, Alan Walker.

Kënga vjen e shoqëruar me videoklip dhe publikohet më 27 dhjetor (e premte).

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kjo artiste, ndërsa kënga e saj e fundit është “Torn” e cila është pëlqyer nga fansat e saj.

Image

BOTASOT