Agjencia e Ushqimit e Veterinarisë, ka njoftuar se ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin “Apetit sh.p.k”.
Sipas njoftimit të lëshuar nga AUV-i, kjo është bërë pas dyshimit të ngritur për falsifikim të origjinës së produktit ushqimor (mish).
“Pas dyshimit të ngritur për falsifikim të origjinë se produktit ushqimore( mish) nga Operatori Ekonomik Apetit sh.p.k. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin e lartcekur”, thuhet në njoftim.
“Është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin (gjurmushmërin/përputhshmërinë) e të gjitha hyrje daljeve të biznesit për të vërtetuar dyshimin e ngritur. Po ashtu janë informuar edhe autoritete tjera qe merren me taksat ( doganat, ATK). Të cilat do të gjurmojnë për pjesën e mandatit të tyre dhe në të njëjtën kohë do e mbështesim njëra tjetrën, me të dhënat rreth të gjeturave qe burojnë nga kontrollet e detajuara”.
“Pas kompletimit të plotë të hulumtimit do të ju mbajmë të informuar mbi të gjeturat. Në këtë fazë nuk mund të pre-supozojmë veprimet, ato do të ndërmerren konform të gjeturave. Secili i përfshirë në veprime të kundërligjshme do të përballet me masat ndëshkimore të përcaktuara me ligj. Si autoritet premtojmë transparencë të plotë me të dhënat pas kryerjes se gjurmimit”.
“Po ashtu mbi secilën masë ndëshkimore qe vendoset për secilën palë të involvuar do paraqesim shkeljet nëse vërtetohen”.
AUV bëri me dije se nuk do ta amnistoj asnjë punonjës për të cilin vërtetohet se ka bërë shkelje.