Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka tre vjet që nuk është funksional, pasi që Bordi nuk është i kompletuar. Përderisa Qeveria e Kosovës nuk ia ka propozuar ende Kuvendit të Kosovës emrat e rinj të anëtarëve të Bordit.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, nuk ka dhënë përgjigje lidhur me atë se kur Qeveria e Kosovës do t’ia dërgojë Kuvendit emrat e rinj të anëtarëve të Bordit. Në anën tjetër, Muhamet Mustafa, kryetar i Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri që e mbikëqyr Autoritetin Kontraktues, ka bërë të ditur se ende Qeveria nuk i ka dërguar emrat në Kuvend për miratim.
Ai thotë se përveç Bordit të Autoritetit të Konkurrencës, edhe Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ballafaqohet me mungesë të Bordit.
Mustafa ka thënë se është i domosdoshëm krijimi i Bordit të Autoritetit i Konkurrencës për shkak të adresimeve të problemeve të pabarazisë në treg dhe problemeve që dalin, qoftë me shfrytëzimin e pozitës monopoliste, oligopolistike./Zeri/
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës qe tre vjet ende pa Bord
NGA KATEGORIA