Ndeshja e Ligës së Europës së Besiktasit, me klubin izraelit Maccabi Tel Aviv do të luhet në një terren neutral, pas një vendimi të autoriteteve turke.
Besiktasi ka shpresuar që do të llogarisë në tifozët e tij, kur ndeshja do të luhej më 28 nëntor në Stamboll, por kjo nuk do të ndodhë.
Autoritetet shtetërore turke kanë vendosur ta ndalojnë këtë ndeshje të luhet në Turqi, me marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë që po shkojnë e po ftohen.
Besiktasi ka dalur me një komunikatë zyrtare, duke thënë se ndeshja do të zhvendoset në një terren neutral, për t’i evituar provokimet e mundshme.
Terreni neutral ende s’është vendosur dhe ende nuk dihet nëse do të ketë tifozë të pranishëm.