Autoritetet në Shkup kanë korrigjuar skandalin ku në librin e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, Kosova quhej “M…” dhe i përkiste territorit të Serbisë, raporton Top Channel duke iu referuar analistes Nafie Selmani.
Kjo e fundit megjithatë shprehet se në faqen 15 të të njëjtit libër “vazhdon të mohohet ekzistenca e rreth 62 mijë shqiptarëve që jetojnë atje, një shtrembërim i rëndë faktik dhe politik”.
“E paskan rikthyer të korrigjuar versionin online të librit të Gjeografisë për klasën e shtatë, në të cilin më herët Rrafshi i Dukagjinit ishte emërtuar si M… Reagimi i mediave dhe i opinionit publik e solli këtë fitore të parë. Faleminderit të gjithëve! Por problemi nuk mbaron këtu. Edhe ky korrigjim i ri mbetet i mangët dhe joserioz.
Në faqen 15 të të njëjtit libër vazhdon të mohohet ekzistenca e afro 62 mijë shqiptarëve që jetojnë atje, një shtrembërim i rëndë faktik dhe politik, që cenon jo vetëm të vërtetën shkencore, por edhe identitetin e një popullsie të tërë.”


















