Krye Prokurori i Uashington DC paditi Facebook për rolin e luajtur në skandalin Cambridge Analytica.
Ai akuzon Facebook se ka lejuar përvetësimin e të dhënave të miliona përdoruesve.
Kjo lëvizje vjen pasi ndaj Facebook ka nisur dhjetëra hetime lidhur me skandalin. Në Britani kompania u gjobit me 500,000 paund për skandalin Cambridge Analytica.
Probleme më të mëdha priten nga autoritetet Irlandeze të mbrojtjes së të dhënave të cilat po hetojnë Facebook për disa probleme sigurie dhe shkelje të ligjit të ri GDPR të privatësisë.
Rrjeti social është duke u hetuar edhe nga Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë, Komisioni Federal i Tregtisë dhe Departamenti i Drejtësisë në SHBA. /PCWorld Albanian