Autoritetet rregullatorë Evropiane paralajmëruan investitorët ditën e sotme rreth rreziqeve që u kanosen nga monedhat kriptografike dhe format eksperimentale të financimit siç janë ICO.
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Tregjeve dhe Letrave me vlerë (ESMA) tha ditën e Hëne se Initial Coin Offerings (ICO) janë të pa rregulluara, jo transparente dhe teknologjikisht të pa provuara.
“Shumica e monedhave virtuale nuk kanë vlerë të brendshme veçse të përdoren si një mënyrë për të aksesuar një shërbim apo produkt,” tha agjencia.
Pas rregullatorëve Zviceranë dhe ato të Wall Street-it, ESMA është institucioni më i fundit Evropian që ngre shqetësim lidhur me monedhat virtuale. Kina ka tashmë ka bllokuar ICO-të.
Duke krijuar dhe hedhur në qarkullim monedha dixhitale, sipërmarrësit mund të ngrisin miliona dollar në vetëm pak orë pa mbikëqyrjen e një autoriteti qendror.
Mbajtësve të monedhave virtuale nuk u jepen aksione në projektet në fjalë. ICO-të kanë shërbyer si një katalizator për zhvillimin e mëtejshëm të monedhave kriptografike të cilat u rritën nga 17 miliard dollar në 180 miliard dollar këtë vit. /PCWorld Albanian