Austria pezullon Schengenin

E publikuar: 16/01/2016 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Austria ka vendosur të anulojë përkohësisht rregullat e Schengenit mbi lëvizjen e lirë në Evropë.
Ka qenë vetë kancelari Werner Faymann që ka dhënë njoftimin në një intervistë për gazetën lokale “Oesterreich”. Bashkë me pezullimin e Schengen, Faymann ka njoftuar se kontrollet e personave që do të hyjnë në austri do të vazhdojnë të përforcuara. Pezullimi i Schengenit, veprim që pas Austrisë mund të ndiqet nga vende të tjera perëndimore, ishte i pritshëm për shkak të fluskit të emigrantëve nga vendet arabe dhe Afrika drejt vendeve të Europës. Krahas emigrantëve, një tjetër rrezik përbën edhe terrorizmi. Sipas autoriteteve evropiane, Schengeni u ka mundësuar militantëve të lëvizin të lirë në kontinentin e vjetër e të organizojnë atentate, si ai i 13 nëntorit në Francë. Për t’u bërë ballë këtyre sfidave, edhe Italia është shprehur e gatshme të rivendosë kontrollet, ndërkohë që Suedia dhe Danimarka i kanë vendosur tashmë masat shtrënguese.(tch)