Australianja 102-vjeçe hidhet me parashutë për bamirësi (Video)

E publikuar: 11/12/2018 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një australiane 102-vjeçare ka përfunduar me sukses hedhjen me parashutë për bamirësi.

Irene O’Shea shënoi rekord me hedhjen e saj, për të tërhequr vëmendjen dhe kërkuar donacione për shoqatën e Sëmundjeve Nervore të Australisë Jugore (një sëmundje që prek trurin dhe nervat).

Videoja e publikuar më poshtë dëshmon edhe njëherë se vitet janë thjesht “numra” dhe se nevojitet vullneti që gjithçka në jetë të realizohet. /voa/