Auditori i Përgjithshëm identifikon mangësi në procesin e financimit të organizatave joqeveritare

03.07.2021 17:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Auditori i Përgjithshëm identifikon mangësi në procesin e financimit të organizatave joqeveritare

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave joqeveritare”. Auditimi kishte për qëllim vlerësimin nëse procesi i financimit të organizatave joqeveritare është menaxhuar si duhet, ofron transparencë të plotë, është konkurrues dhe arrin qëllimet e synuara të institucioneve publike.

Subjekte të këtij auditimi kanë qenë Zyra e Kryeministrit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Prishtinës.

Auditimi ka identifikuar mangësi në procesin e financimit të organizatave joqeveritare nga institucionet publike të audituara, të cilat rrezikojnë llogaridhënien, transparencën, konkurrencën dhe arritjen e qëllimeve të synuara. Rezultatet e auditimit tregojnë se institucionet publike kanë realizuar financime direkte të projekteve të ndryshme pa thirrje publike, pa plotësimin e kritereve dhe vetëm me vendime të udhëheqësve, krerëve të drejtorive dhe departamenteve përkatëse.

Zyra e Auditimit bëri të ditur5 se organizatat joqeveritare janë përkrahur nga më shumë se një burim i financimit publik për projektin e njëjtë nga institucionet publike, ishin financuar operator ekonomik të cilat nuk ishin organizata joqeveritare, si dhe kishte raste të konfliktit të interesit.

“Një çështje me theks të veçantë është dështimi në vlerësimin e rezultateve për projektet e financuara, si pasojë e mungesës së monitorimit të projekteve. Institucionet publike nuk kanë arritur të monitorojnë ecurinë e projekteve dhe organizatat joqeveritare nuk janë mbajtur përgjegjës për zbatimin e projekteve. Si rezultat, nuk ka një vlerësim nëse janë arritur qëllimet e synuara dhe nëse fushat e caktuara janë përmirësuar nga financimet e dhëna për organizatat joqeveritare.

Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit nuk ka bërë përpjekje që të bëjë publikimin e të dhënave mbi financimet e projekteve të organizatave joqeveritare në uebfaqe dhe të bëjë menaxhimin e bazë së të dhënave në nivel të kënaqshëm. Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit nuk kanë pasqyruar të dhënat e financimit përmes raporteve vjetore. Mungesa e raportimit dhe monitorimit të projekteve ka pamundësuar vlerësimin nëse janë arritur rezultatet e synuara për projektet e financuara”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Auditimit.

Rezultatet e këtij auditimi theksojnë nevojën për përmirësimin e procesit të financimit të organizatave joqeveritare nga institucionet publike në nivelin qendror dhe lokal.

Auditor i Përgjithshëm, Besnik Osmani, lidhur me këtë auditim ka deklaruar se institucionet publike që përkrahin organizatat joqeveritare kanë një rol të rëndësishëm që përmes një financimi të duhur dhe transparent të OJQ-ve të përmirësojnë jetën qytetarëve në fusha të ndryshme ekonomike-sociale. Megjithatë, mangësitë e identifikuara në auditim paraqesin një shqetësim për menaxhimin e procesit të financimit të organizatave joqeveritare dhe transparencën nga institucionet publike.

Me qëllim të adresimit të shpejtë të çështjeve rreth menaxhimit të procesit të financimit të organizatave jo-qeveritare si dhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies Zyra Kombëtare e Auditimit, ka dhënë nëntë rekomandime për Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe për Komunën e Prishtinës./express/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kosova bëhet gati edhe për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Kosova bëhet gati edhe për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Uran Ismaili: Me mua kryetar, drejtorët në Komunën e Prishtinës, nuk do të jenë partiak

Uran Ismaili: Me mua kryetar, drejtorët në Komunën e Prishtinës, nuk do të jenë partiak

Osmani përplaset me ministrin serb në Këshill të Sigurimit: Serbia ende fle në varreza masive

Osmani përplaset me ministrin serb në Këshill të Sigurimit: Serbia ende fle në varreza masive

Vendos Qeveria, hiqet ora policore për zyrtarët në zgjedhje

Vendos Qeveria, hiqet ora policore për zyrtarët në zgjedhje

Haziri: Kompania ABC Design shembulli më i mirë i rritjes së punësimit gjatë kohës së pandemisë

Haziri: Kompania ABC Design shembulli më i mirë i rritjes së punësimit gjatë kohës së pandemisë

Osmani e fton Selakoviqin të kërkojë falje për masakrat në Kosovë

Osmani e fton Selakoviqin të kërkojë falje për masakrat në Kosovë

A kreu Ministri Rakiq vepër penale me deklaratën për “Natën e Kristaltë në Veri”, flet ish-kryetari i Gjykatës Supreme

A kreu Ministri Rakiq vepër penale me deklaratën për “Natën e Kristaltë në Veri”, flet ish-kryetari i Gjykatës Supreme

Lutfi Haziri, para 23 vitesh ishte arrestuar nga Serbia nën akuzën për terrorizëm

Lutfi Haziri, para 23 vitesh ishte arrestuar nga Serbia nën akuzën për terrorizëm

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Osmani në KS të OKB-së: 22 vite më parë ju kam përcjellë në TV si refugjate e ikur nga ushtria e Serbisë, sot si Presidente e Kosovës

Osmani në KS të OKB-së: 22 vite më parë ju kam përcjellë në TV si refugjate e ikur nga ushtria e Serbisë, sot si Presidente e Kosovës

Gjykata jep detaje për lirimin e Enver Sekiraqës në arrest shtëpiak

Gjykata jep detaje për lirimin e Enver Sekiraqës në arrest shtëpiak

Ekskluzive/ Sondazhi i UBO-s: Arben Vitia i pari, Uran Ismaili renditet i dyti

Ekskluzive/ Sondazhi i UBO-s: Arben Vitia i pari, Uran Ismaili renditet i dyti

Shefi i UNMIK-ut: Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe granta dore në shtëpitë e tyre

Shefi i UNMIK-ut: Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe granta dore në shtëpitë e tyre

Murati: Nga ky muaj, nënat që kanë lindur fëmijë nga viti 2015 e tutje mund të aplikojnë për shtesa

Murati: Nga ky muaj, nënat që kanë lindur fëmijë nga viti 2015 e tutje mund të aplikojnë për shtesa

Borell pas vizitës në Washington, fton Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

Borell pas vizitës në Washington, fton Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

Në takimin Borrell dhe Blinken u diskutua për vazhdimin e procesit të dialogut

Në takimin Borrell dhe Blinken u diskutua për vazhdimin e procesit të dialogut