Audi Q5 merr notën maksimale në Crash-Test (Foto/Video)

E publikuar: 24/05/2015 01:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi që vitin e kaluar ka marrë notën “Mirë” në Crash-Test, SUV-i gjerman nga segmenti premium ka vendosur që këto dy vite të testohet përsëri dhe rezultatet janë më shumë se të kënaqshme.

Audi Q5 është SUV-i nga segmenti Premium i cili nuk është dhe aq i ri, por assesi nuk mund të thuhet se nuk është mjaft i sigurt.

Ky model, i vitit 2014, Crash-Testin e ka kaluar me rezultate të mira, por jo edhe me nota shumë të mëdha, transmeton Koha.net. Modeli i këtij viti është përpjekur për të kaluar testin me notat më të larta të mundshme.

Instituti amerikan për Sigurinë në Komunikacion (IIHS), ekuivalent me Crash-Testin evropian NCAP, është përkujdesur për të testuar SUV-in e lartpërmendur me qëllim që të mbrojë pasagjerët e saj nga përplasjet në anën e përparme të veturës apo kur forca e kontaktit të parë është në anën e shoferit.

Falë strukturës së fortë në pjesën e përparme, Audi Q5 ka arritur rezultate maksimale në këtë test. Ndërkaq konkurrentët e tij si Nissan “Murano”, Jeep “Cherokee” dhe Hyundai “Santa Fe”, as nuk iu afruan për nga notimi.

Audi q5 ne shitje