Audi premton një makinë elektrike

E publikuar: 12/03/2015 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i ekipit inxhinierik i kompanisë Audi ka deklaruar se është duke u planifikuar që në vitin 2018 të lancohet një makinë elektrike sportive. Ai nuk dha shumë detaje për të, por ai tregoi një skicë konceptuale (fotoja e mësipërme) se si do të jetë makina e Audit, e cila do ketë një kilometrazh prej 500 kilometra ose 313 milje,shkruan sahati.al

Duhet thënë se Audi nuk mendon të sjellë një makinë hibride të bazuar në dizenjo të ricikluara, por kryesisht do të jetë me materiale luksoze dhe shumë komode.