Milani e mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme turneun e “Audi Cup”. Pasi humbën 3-0 ndaj Bayern Munich, kësaj radhe kuqezinjtë pësojnë një tjetër disfatë, në finalen e vogël ndaj Tottenham në “Allianz Arena”.
“Spurs” dominuan ekipin e Mihajlovic 2-0, me nga një gol të shënuar për çdo pjesë. I pari realizoi Nacer Chadli në minutën e 8, dhe të dytin Thomas Carroll në të 71-tën. Edhe pse miqësore, tekniku i kuqezinjtë duhet të reflektojë në prag të sezonit të ri të Serisë A.