Sulmuesi i Arsenalit Pierre-Emerick-Aubameyang ka vendosur që t’a vazhdojë kontratën e tij me Arsenalin, raporton Sky Sports, përcjellë KosovaPress.
Sulmuesi nga Gaboni e kishte mbajtur Arsenalin dhe tifozët e kësaj skuadre nën ethe pasi i kishin mbetur vetëm edhe 12 muaj në kontratën e tij aktuale, por tani ai ka vendosur që ta vendos të zezën mbi të bardhën duke iu qëndruar besnik ‘Gunners-ave’ edhe për së paku 3 vitet e ardhshme.
Aubameyang kishe ngjallur interesimin nga dy skuadra italiane, Inter dhe Milan.