Aty ka ende “pjesë të pazbuluara”: Bunkeri nazist, i dizajnuar për të fshehur trupat e Hitlerit (Video)

E publikuar: 03/06/2018 06:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 200 kilometra larg Berlinit, një rrjet tunelesh nëntokësore të dizajnuara për të mbrojtur planin e Adolf Hitlerit për një Rajh të Tretë, është i fshehur në fshat polak.

Me emrin “Regenwurmlager”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fortifikimi fsheh një grup të ndërtesave nëntokësore të përdorura dikur si objekte trajnimi për ushtarët dhe si një depo për armatimet naziste.

Zinxhiri i përpunuar i kalimeve ishte pjesë e një sistemi mbrojtës të hartuar nga qeveria gjermane naziste në vitet 1930, e vendosur në një zonë në Poloni.

Ndër tjerash një qendër sekrete informacioni dhe sallë pritjeje gjithashtu duket se janë ndërtuar për anëtarët e forcave të Hitlerit.

Ndërsa luftëtarët rrethuan trupat gjermane naziste, fortifikata u braktis dhe u zbulua përfundimisht nga ushtarët sovjetikë ndërsa marshuan për të çliruar Berlinin.

Ndërsa thuhet se fortifikata ende përmban “pjesë të pazbuluara”, sot tunelet janë një tërheqje turistike popullore. /Telegrafi/