Udhëtimi nëpër botë është një nga gjërat më të bukura që mund të bëjnë njerëzit. Pavarësisht nëse do të preferoni të eksploroni qytetet e Europës, kulturën e Azisë Lindore apo pyjet tropikale të Amerikës së Jugut, bota mbetet kryefjala e të gjithave.
E sigurisht, të vizitosh gjithë këto vende, do të thotë gjithashtu se do të përplasesh me një shumëllojshmëri gjuhësh.
Fakt është se, ekzistojnë 7.106 gjuhë të ndryshme në botë, përmes të cilave mund të përkthesh një shumëllojshmëri gjërash.
Por, për të treguar sesa të ndryshme dhe unike mund të jenë gjuhët, drejtuesit e tureve aventureske kanë studiuar emrat e 191 qyteteve më të mëdha në secilin vend të botës, për të zbuluar më pas edhe “përkthimin fjalë për fjalë” të tyre.
Gjithçka mund ta shihni duke lundruar në këtë hartë interaktive, por më poshtë gjeni edhe përkthimet.
Ndoshta do të habiteni kur të mësoni se Birmingham do të përkthehej fjalë për fjalë si “fshati i popullit të Beornmundit”, Dublini nënkupton “pishina e zezë”, ndërsa Budapesti përkthehet si “furrë uji”.
Aty gjithsesi gjenden edhe Prishtina e Tirana!
Tirana (Shqipëri) – Baxho/ Bulmetore
Prishtina (Kosovë) – Ujë burimi
Kandahari (Afganistan) – Aleksandri i Madh
Luanda (Angolë) – Taksë
Buenos Airesi (Argjentinë) – Erëra të lehta
Vjena (Austri) – Kështjellë e bardhë
Baku (Azerbajxhan) – Qytet i rrahur nga era
Dhaka (Bangladesh) – Pemë e vogël me shkurre
Brukseli (Belgium) – Shtëpi në Mars
Sarajeva (Bosnje-Herzegovinë) – Fusha përreth pallatit
Rio de Janeiro (Brazil) – Lumi i janarit
Sofje (Bullgari) – Urtësi
Bogota (Kolumbi) – Rrethimi i jashtëm i fushave bujqësore
Santiago de Cuba (Kubë) – St James i vendit pjellor
Kopenhageni (Danimarkë) – Port tregtar
Xhibuti (Xhibut) – Qilip me fibra palme
Kajro (Egjipt) – Fitimtari
Lautoka (Fixhi) – Shpoj me shtizë/ syri i demit
Akra (Ganë) – Milingona
Guatemala City (Guatemalë) – Qyteti i tokës së pyllëzuar
Tegucigalpa (Honduras) – Mali i argjendtë/ vendi ku jetojnë elitat
Budapesti (Hungari) – Furrë uji
Rejkjaviku (Islandë) – Gjiri i tymit
Delhi (Indi) – Famë, lartësi
Xhakarta (Indonezi) – I vdekuri fitimtar
Dublini (Irlandë) – Pishinë e zezë
Roma (Itali) – I fortë
Nairobi (Kenia) – Vendi i ujërave të ftohta
Monrovia (Liberi) – Emër i vënë sipas presidentit amerikan, James Monroe
Vilnius (Lituani) – Valë e madhe
Luxembourg City (Luksemburg) – Kështjellë e vogël
Kuala Lumpur (Malajzi) – Rrjedhë balte
Monaco City (Monako) – Qyteti i shtëpisë së re
Podgorica (Mal i Zi) – Nën kodrën e vogël
Amsterdami (Holandë) – Digë në ujë
Oslo (Norvegji) – Livadhi i Perëndive
Ngerulmud (Palau) – Vendi i peshkut të fermentuar
Manila (Filipine) – Vendi i “mangrovës” (bimësi tropikale)
Bukureshti (Rumani) – Qyteti i haresë
Dakar (Senegal) – Pemë “tamarinde” (tropikale afrikane)/ toka e refugjatëve
Singapore (Singapor) – Qyteti luan
Bratisllava (Sllovaki) – Lavdia e Braslavit
Bloemfontein (Afrikë e Jugut) – Shatërvani i luleve
Sevija (Spanjë) – Fushë
Kartumi (Sudan) – Fundi i feçkës së elefantit
Paramaribo (Surinam) – Popullsi e madhe buzë lumit
Damasku (Siri) – Vend i ujitur mirë
Bangkoku (Tajlandë) – Qarku i kumbullave të egra
Ashgabati (Turkmenistan) – Qyteti i dashurisë
Funafuti (Tuvalu) – Banane
Abu Dhabi (EBA) – Babai i gazelës
Birmingham (Britani) – Fshati i popullit të Beornmundit
Montevideo (Uruguaj) – Shoh një mal
Vatican City (Vatikan) – Qyteti fallxhor
Harare (Zimbabve) – Ai nuk fle. /TCH/
Për të shikuar hartën, klikoni KËTU