Shumë artistë të njohur tashmë janë duke u marrë me xhirime për festën e Vitit të Ri, transmeton Gazeta Express.
Edhe moderatori i njohur Labinot Gashi-Labi ka filluar me xhirimet e emisionit të tij “OpLabiParty”, ku të ftuar ka shumë yje të njohura të estradës.
Natyrisht gjatë xhirimeve gjithmonë ka edhe shumë momente interesante.
Një të tillë na sjell edhe reperi i njohur Gold AG. Reperi i njohur në këto xhirime shihet së bashku me këngëtaret e njohura, Shyhrete Behluli, vajzën e saj Engjëllushe, Remzie Osmanin dhe Shkurte Gashin.
Mirëpo, Goldi kolegeve të tij ju bëri një mashtrim të lezetshëm. Ato ishin bërë gati të fotografoheshin e Goldi kishte realizuar një video. Momentin kur e kuptojnë ato ia fillojnë të qeshurave.
Këtë moment të bukur Goldi nuk ka hezituar dhe e ka postuar në llogarinë e tij në Instastory./Gazeta Express/

















