Atletico është në epërsi ndaj Chelseat, por Roma nuk gabon (Video)

E publikuar: 05/12/2017 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atletico Madridi ka kaluar në epërsi kundër Chelseat në ndeshjen që po zhvillohet në Stamford Bridge.

Pas një harkimi nga këndi, Fernando Torres kërceu për të asistuar te Saul Niguez, i cili e futi topin në rrjetë (56′).

Los Rojiblancos duhej ta fitonin me çdo kusht këtë ndeshje dhe të prisnin gabimin e Romës, mirëpo Giallorossët nuk e kanë në plan të lëshojnë pe.

Skuadra italiane është duke avancuar me rezultat 1-0 kundër Qarabag FK.

Diego Perotti e ka shënuar golin e Romës që po luan si mysafir (53′). /Telegrafi/