Atletico e mori Gerson Martinsin si lojtar i lirë, tani Sporting kërkon 100 milionë euro dëmshpërblim dhe e paditë në FIFA

E publikuar: 27/07/2018 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në stërvitjen e Sporting Lisbonës para disa muajsh kishte ndodhur një gjë që nuk ishte parë më herë, pasi tifozët e skuadrës kishin sulmuar lojtarët.

Njëri ndër ta ishte edhe Gelson Martins që tanimë ka kaluar te Atletico Madridi si lojtar i lirë, por transferimi po shqyrtohet nga FIFA.

Sikurse Rui Patricio ashtu edhe Martins e kanë prishur kontratën me klubin pas dhunës së tifozëve.

Për të dyja raste Sporting është ankuar te FIFA, ku do të merret edhe vendimi ditëve në vijim.

Atletico Madrid i kishte bërë ofertë Sportingut prej 15 milionë eurove dhe opsionin për të marrë 50% të shumës nga shitja e tij e ardhshme.

Sporting refuzoi sepse kërkonte të paktën 20 milionë euro dhe gjysmën e klauzolës së lojtarit.

Zyrtarizimi i tij

Palët nuk ranë dakord dhe Martins e prishi zyrtarisht kontratën me klubin portugez, e pastaj Atletico e mori falas.

Sporting tani është ankuar te FIFA dhe ka nisur një gjyq ndaj futbollistit dhe klubit spanjoll.

Pjesë e Portugalisë (Getty)

Para se Martins të anulonte kontratën paga e tij dhe kontrata kishin ndryshuar, pasi kishte filluar të paguhej nga 1.8 milion euro në 2.2 milionë euro.

Me këtë ka ndryshuar edhe klauzola e tij, që është 100 milionë euro dëmshpërblim. /Telegrafi/