Simbas Atlasit gjeografik të ish Jugosllavisë i botuem në vitin 1961 në Zagreb, vija kufitare e Kosovës me Malin e Zi përcaktohet të jetë deri në Çakorr.
Vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, gjithnji simbas këtij Atlasi asht: Starac 2426 m, Çakorr 1849 m, Planinica 2077 m, Dramodol 2119 m, Shtedin 2274 m.
Çashtja e Demarkacionit me Malin e Zi ka mbetë pezull mbasi që opozita po e kundërshton raportin final të komisionit qeveritar.
Ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit asht kushti kryesor që Kosovës me ja liberalizue vizat.




















