‘Atlas’: Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit

E publikuar: 13/03/2025 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit.

Kështu thuhet në një publikim të organizatës “Atlas Institute”, e cila ka paraqitur një grafikë në të cilën Kosova renditet e para në numrin e vdekjeve për shkak të cilësisë së ajrit, nga disa shtete që janë paraqitur aty.

Referuar njoftimit të Institutit Atlas ndotja e ajrit vjen nga trafiku, industria dhe djegia e karburanteve. “Ndotja e ajrit po na i shkurton jetën”, thuhet në publikimin e këtij instituti.

Sipas institutit, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për milion banorë për shkak të ndotjes nga PM2.5.