ATK “zemërgjerë”, pranon 20 punëtorë më shumë në konkursin e shpallur

13.02.2016 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Një konkurs i shpallur nga Administrata Tatimore e Kosovës për zyrtarë mbështetës për implementimin e Ligjit për Faljen e Borxheve ishte paraparë të pranojë për pilot-projekt 30 punëtorë, ndërsa lista zyrtare e të pranuarve numëron 50 kandidatë.

KALLXO.com ka kontaktuar Administratën Tatimore të Kosovës përmes postës elektronike për të pyetur përse janë pranuar 20 zyrtarë më shumë sesa është planifikuar.

ATK-ja ka thënë se e ka bërë këtë rritje të numrit të punëtorëve në mungesë të stafit për rimbursimin e kuponave fiskalë për të cilët më herët ishin përgjegjës punëtorët me kontratë të rregullt.

“Numri i të punësuarve është tejkaluar bazuar në kërkesën e vazhdueshme të Divizionit për Arka Fiskale për staf shtesë si rezultat i shtimit të plikove të qytetarëve për rimbursimin e kuponave fiskalë. Një numër i madh i zyrtareve sipas nevojës së këtij divizioni kanë qenë të detyruar të ndërpresin aktivitetet e tyre të rregullta të punës dhe të mbështesin Divizionin e Arkave Fiskale për verifikim të plikove për rimbursim. Kjo ka qene arsyeja për shtimin e 20 zyrtarëve në këtë proces, që i bie nga 2 zyrtarë për verifikim në çdo regjion,” thuhet në emailin zyrtar të ATK-së.

Ministria e Financave dhe ATK-ja ua ka mundësuar qytetarëve të Kosovës që të dorëzojnë kuponët fiskalë nga blerjet që bëjnë dhe për ta të marrin paratë e tatimit që kanë paguar për atë blerje.

Për dorëzimin e mbi 30 kuponëve fiskalë në vlerë prej 250 deri në 500 euro, qytetarët marrin dhjetë euro, për më shumë se 40 kuponë në vlerën nga 501 deri në 800 euro, qytetarët marrin 15 euro, ndërsa për dorëzimin e më shumë se 50 kuponëve fiskalë në vlerën mbi 800 euro, qytetarët marrin 20 euro.

Megjithatë, konkursi i shpallur në nëntor të vitit 2015 nuk kishte qenë i dedikuar për zyrtarë për rimbursim të kuponave fiskalë i cili po zgjat tash e gjashtë muaj, dhe nuk dihet kohëzgjatja e këtij procesi.

ATK-së, pikërisht pasi u miratua Ligji për Faljen e Borxheve iu kujtua se ka mungesë të stafit për verifikim të plikove dhe shfrytëzoi konkursin për zyrtarë mbështetës për implementimin e Ligjit për Faljen e Borxheve për plotësim të stafit për për rimbursim të kuponave fiskalë.

Këta 20 punëtorë shtesë do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës hiq më pak se 49 mijë euro, ku paga bruto e një punëtori është 407 euro bruto.

Për vijën buxhetore prej të cilës do të paguhen këta 20 punëtorë plus, ATK-ja nuk ka dhënë përgjigje, por ka thënë se Ministria e Financave e ka miratuar këtë proces.

“Me këtë kërkesë për shtimin e zyrtarëve nga 30 plus 20 është informuar Ministria e Financave e cila ka miratuar kërkesën e ATK-së për mbështetje financiare duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë që ka procesi i rimbursimit të kuponëve fiskalë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe transparencën ndaj tyre,” është përgjigjur ATK-ja.

Ky konkurs i Administratës Tatimore të Kosovës është përcjellë me probleme nëpër faza të ndryshme të tij.

Edhe para se të pranojë punëtorët e rinj , njëra nga kandidatet për këtë pozitë ka raportuar në KALLXO.com se i është bërë padrejtësi nga ana e ATK-së sepse nuk është thirrur për t’iu nënshtruar fazës së testimit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes