ATK: Të hyrat e mbledhura në muajin qershor janë në vlerë 29,8 milion euro, 5.7 % ose 1.6 milion euro më shumë se plani i paraparë

E publikuar: 03/07/2020 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rikthimi në normalitet i deklarimit dhe pagesës së tatimeve, ka reflektuar edhe në muajin qershor, për të cilin vërehet rritje e dukshme e të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe në raport me muajit paraprak, thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore të Kosovës.

“Shuma e inkasuar për janar-qershor 2020 është 215.9 milion euro, ku diferenca e rritjes është në muajin maj dhe qershor, pas vështirësive të krijuara nga pandemia për periudhën e muajëve mars dhe prill, të hyrat e mbledhura vetëm në muajin qershor janë në vlerë 29,8 milion euro, 5.7 % ose 1.6 milion euro më shumë se plani i paraparë.

Ndërsa, në krahasimi me periudhen e njejt të vitit të kaluar (qershor 2019) kemi rritje për 13.6%  apo 3.5 milion euro më shumë.

ATK do të punoj në vazhdimësi, në mënyrë që të realizohen objektivat e parapara për këtë vit”, thuhet në këtë njoftim.