ATK-ja shton kontrollet për punëtorët e padeklaruar (VIDEO)

E publikuar: 09/10/2021 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës po bën kontroll në biznese për mosdeklarimin e punëtorëve.

Sipas drejtorit të ATK-së Ilir Murtezi gjatë vitit 2021 janë formalizuar mbi 2700 punëtorë, ndërkaq gjatë aktivitetit evidentohen edhe shkeljet për të cilat janë të parapara ndëshkimet.

Sipas Murtezit, janë dy fusha që kanë më shumë punëtorë të padeklaruar – gastronomia dhe ndërtimtaria.

Drejtori i ATK-së iu bëri thirrje të punësuarve që të aplikojnë deri më 15 tetor për të përfituar nga masat të cilat njëkohësisht ndihmojnë edhe në formalizmin e punësimit, por edhe mundësojnë marrjen e ndihmave nga Pakot e Rimëkëmbjes Ekonomike.