ATK-ja ka mbledhur mbi 177 mln euro të hyra për tre muaj

E publikuar: 02/04/2022 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur të shtunën se në tremujorin e parë të këtij viti ka realizuar 177.7 milionë euro të hyra.

Sipas ATK-së, këto të hyra tejkalojnë pritshmëritë për 23.2 milionë euro, apo 15.1% më shumë në krahasim me planin.

“Rritje e konsiderueshme është shënuar edhe nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit te kaluar, ku janë inkasuar te 42.9 milion euro apo 31.9% më shumë”, thuhet në njoftim.

Sipas ATK-së, ndikues në rritjen e këtij niveli të të hyrave janë rritja e kontrollit të brendshëm, trajtimi i borxheve sipas reformës, intensifikimi i aktiviteteve në teren, si dhe shtrirja e projekteve të cila kanë dhënë efektin e tyre në performancen e të hyrave tatimore.

“Po ashtu, bazuar në Planit Strategjikë 2022-2026 i cili vë thekësin në tri qëllime strategjike, për të siguruar që ATK mund të realizoj përmirësim të qëndrueshëm për mbledhjen e të hyrave, për përmbushjen e objektivave fiskale të Qeverisë, për modernizimin e ATK-së në sistemin e procedurave tatimore, si dhe shërbimeve për tatimpagueseve”, thuhet në njoftim.