ATK e përkushtuar në luftimin e ekonomisë joformale

E publikuar: 13/10/2017 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Mbështetja e mëtutjeshme e institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, ka qenë tema e trajnimit dy ditore në të cilin pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga ATK, raporton infosot.

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdimisht bën përpjekje në luftimin e ekonomisë joformale, duke u bazuar në praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara. Ky trajnim është në vazhdën e aktiviteteve të parapara më planin strategjik dhe planet tjera operative të administratës tatimore.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian, ka për qëllimi vlerësimin e ekonomisë joformale në Kosovës.