Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka rikujtuar të gjithë ata të cilët merren me aktivitete afariste se në bazë të legjislacionit tatimor, të gjitha bizneset që janë të pajisura me Pajisje Elektronike Fiskale (Arkë Fiskale, Printer Fiskal, Sistem Fiskal) janë të obliguara të lëshojnë Kupon Fiskal, si dhe të bëjnë transmetimin (dërgimin) e raporteve periodike në ATK.
“Mos lëshimi i kuponit fiskal nga Paisja Elektronike Fiskale dhe mos transmetimi i të dhënave në ATK janë të ndëshkuara me ligjet në fuqi” thuhet në një njoftim të ATK-së.
Kjo adnministratë thekson se në teren ka angazhuar Inspektorët Tatimor, të cilët do t’i kontaktojnë (vizitojnë) të gjitha bizneset, të cilat nuk kanë transmetuar të dhënat nga PEF në ATK.
“Me qëllim që mos të bëheni objekt i ndëshkimeve, obligoheni që krahas lëshimit të kuponëve fiskal, në baza periodike t’i transmetoni edhe të dhënat nga PEF në Adiministratën Tatimore të Kosovës” thuhet mes tjerash në kumtesë.