Nexhmedin Spahiu
Janë shumë arsye përse Kosova do të duhej ta propozonte Jahjagën për Sekretare të Përgjithshme të OKB.
1. Radhën e ka të jetë dikush nga Evropa, dhe atë nga ish vendet komuniste.
2. Sekretarët e deritanishëm kanë qenë 8, të gjithë meshkuj, asnjë femër. Rendi e do që të jetë femër.
3. Nga 8 sekretarët e deritanishëm, asnjë mysliman. Rendi e do që të të jetë një mysliman. Fakti që Atifetja vec me emër është myslimane, se përndryshe s’di as vet cfarë feje ka, është një përparësi në këtë rast.
4. Duke qenë një police anonime, pa lexuar asnjë libër në jetën e vetë, pati fatin që brenda natës të bëhet Presidente. Kurgjë nuk është e habitshme, që duke qenë një Presidente e një shteti, të vogël, e të varfër e jo anëtar i OKB të bëhet brenda nate Sekretare e Përgjithshme e OKB. Kur ta don, ta don. Disa njerëz janë thjeshtë me fat.
5. Duke qenë se Atifetja nuk e njeh fare skenën politike ndërkombëtare, kjo është një përparësi absolute e saj karshi kundërkandidatëve që dijnë sadopak. Për sunduesit e botës, Sekretari i Përgjithshëm i OKB nuk duhet të jetë as fort intelegjent e as njohës i rrethanave politike ndërkombëtare. Atifetja këtë kusht e plotëson më së miri.
6. Bota e dekadës së dytë të shekullit XXI është e trondituar nga traumat e luftërave në Lindjen e Mesme dhe nga aktet terroriste gjithandej në glob, ka nevojë që një zonjë e re e e bukur të jetë ikonë e Bashkësisë Ndërkombëtare.
7. Kosova, e cila u lodh duke u lavdëruar me ata që vetëm me gjene e gjak i takojnë Kosovës, por jo edhe si produkte: me Nënën Tereze që është produkt i shkollave të huaja, që u lodh duke u lavdëruar me Bekim Fehmiun që nuk e ka prodhuar vet, me Rita Orën që nuk e ka prodhuar vet, me futbollistët përbejnë kombëtarën e Zvicrës, atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës e që të asnjërës nuk i ka prodhuar vet etj etj, më në fund do ta ketë një fytyrë publike ndërkombëtare që që do të jetë 100% edhe si produkt i saj.