Athina ka ne plan njohjen e pavaresisë së Kosovës, shkruan e përditshmja greke “Kathimerini”.
Sipas gazetës,kjo mund të ketë shërbyer edhe si shkak për përplasjet e fundit diplomatike mes Greqisë dhe Serbisë.
“Kathimerini” duke cituar burime të politikës së jashtme në Athinë, shkruan për pakënaqësinë greke me lëvizjet ndërkombëtare të Beogradit në lidhje me Kosovën dhe në vazhdën e kontestit të emrit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Ioannis Armakolas, kreu i Programit për Evropën Juglindore pranë Fondacionit Helen për Politikë Evropiane dhe të Jashtme raportoi për mediat kosovare se ai nuk ka njohuri për lëvizjet e fundit të Beogradit në lidhje me problemin maqedonas.
Por ai shpjegoi se “njohja nga Beogradi e Republikës jugosllave të Maqedonisë, nën emrin e vet kushtetues, ishte një lëvizje që iu përplas në fytyrë Greqisë, e cila nuk ka reshtur së përkrahuri Serbinë gjatë gjithë këtyre viteve.