Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u qëllua pesë herë sot jashtë ndërtesës së qeverisë në Handlova.
Sipas gazetarëve të pranishëm në vendngjarje, tre deri në pesë të shtëna u dëgjuan teksa kryeministri po dilte nga Shtëpia e Kulturës, për t’i përshëndetur të pranishmit.
Disa media, mes tyre edhe TV Joj, po raportojnë që i dyshuari për atentatin është poeti 71-vjeçar, Juraj Cintula.
Cintula ka së paku tri poezi të publikuara, dhe është njashtu anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Sllovakisë.
Pas sulmit, Cintula kishte thënë që nuk pajtohej me politikat e Ficos.