Qeveria e Venezuelës tha se Presidenti Nikolas Maduro i ka shpëtuar mrekullisht një atentati gjatë një fjalimi live ditën e Shtunë.
Sulmi u realizua duke përdorur dy dronë të pajisur me eksplozivë të cilët shpërthyen pranë vendit ku gjendej Maduro.
Menjëherë ai ndërpreu fjalimin dhe truprojat e tij e larguan nga vendi i ngjarjes.
Filmimet u mbyllën ndërsa turma e njerëzve filloi të shpërndahej nga frika. Maduro i shpëtoi mrekullisht këtij sulmi të pa menduar.
Zjarrfikësit pranë ngjarjes tentuan të shuanin panikun e përhapur duke thënë se shpërthimet erdhën nga disa bombola gazi në një kompleks pallatesh afër ku po mbahej tubimi.
Por Reuters raportoi se pas sulmit ishte një organizatë ultra nacionaliste e cila tha se dronët e tyre janë rrëzuar nga snajperat.
Megjithatë Maduro gjatë një konferencë për shtyp pak orë më parë drejtoi gishtin nga qeveria e Kolumbisë dhe presidentit Juan Manuel Santos.
Sulmi nxjerr në pah rrezikun që këto pajisje përbëjnë. Me çmimin e tyre që po bie me shpejtësi, ka pasur raste të shumta kur janë përdorur për të realizuar atentate. /PCWorld Albanian