Atentat në Shkodër, një i vrarë dhe një i plagosur

E publikuar: 03/06/2022 08:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tronditet sërish Shkodra, kësaj here nga një atentat me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa është plagosur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur pranë markatës në lagjen “Rus” dhe raportohet se viktima është Naim Bajri 68 vjeç, ndërkohë që i plagosuri është A.Z. 58 vjeç, të dy banues në Dobraç.

Ndërkohë një makinë e djegur është gjetur në zonën e by-pass që mendohet të jetë përdorur nga atentatorët.

Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit dhe po punojnë për kapjen e autorëve, njofton A2Cnn.