Një çifti shqiptar në Greqi i është bërë atentat, ku të dyshuarit kanë qëlluar drejt dyshes, teksa ishin duke lëvizur me motor.
Bëhet e ditur se një person ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të makinës së çiftit, shkruan TCh.
Si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën burri, ndërsa bashkëshortja me të cilën ndodhej në makinë është plagosur.
Ndërkohë bëhet e ditur se policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.