Hulumtuesit në Universitetin “Brock” në Ontario gjatë dy viteve të fundit kanë mbledhur të dhëna nga “Google Trends”, duke i marrë në konsideratë shtetet federale të SHBA-ve.
Fokusi i tyre ishte që vendet të ndahen në dy grupe, grupin me shumicë të banorëve besimtarë dhe grupin me banorë kryesisht jobesimtarë.
Rajoni tradicionalisht religjioz në Shtetet e Bashkuara është i ashtuquajturi “Rripi Biblik”, i cili korrespondon me zonën e Jugut amerikan.
Kështu, njerëzit joreligjiozë kanë më shumë të ngjarë të shkruajnë në Google terma si “gay sex” apo “free porn”, ndërsa njerëzit religjiozë kërkojnë termat më të zakonshëm. Megjithatë, kërkimet masive ndryshojnë.
“Në mënyrë paradoksale, preferenca ndaj përmbajtjes pornografike dominon në zonat ku mbizotëron e djathta politike dhe fetare”,- thonë hulumtuesit.
Ndërkohë, grupi hulumtues “Barna” zbuloi se 64% e meshkujve dhe 15% e femrave të edukuara në frymën e krishterimit, shikojnë pornografi të paktën një herë në muaj.
Pothuajse e njëjta përqindje e meshkujve joreligjiozë shikojnë porno të paktën një herë në muaj, 65% dhe 30% e femrave joreligjioze bëjnë kërkime për porno një herë në muaj.
Është interesante se hulumtimin e grupit “Barna” e ka kërkuar një organizatë e krishterë “Prove Men Ministries”, e cila ndaj rezultateve ka reaguar në mënyrë të ashpër.
“Kjo duhet të ndryshojë. Pornografia është varësi dhe ajo ndikon jo vetëm tek individët, por edhe tek familjet”,- tha themeluesi i “Prove Men Ministrie”, Joel Hesch.