Sa herë që ju kërkoni një pije kudo në botë, ju prisni ta merrni atë në shishe plastike, shishe xhami, apo edhe kanaçe.
Megjithatë, përcjell Telegrafi, në një qytet në Kinë, ky “rregull” ndryshon, pasi që, aty mund ta merrni në një mënyrë krejtësisht të ndryshme – në një qese plastike.
Në Kindgao, Kinë, vendasit kanë një mënyrë të pazakontë për të blerë pijen e tyre të preferuar. Ata blejnë birrë në çanta plastike, raporton cgtn.com.
Shitësi Vang Zhicai, i cili shet tetë deri në 13 fuçi birrë në ditë, thotë se vendasit kanë blerë prej kohësh pijen e tyre të preferuar në qese plastike.
“Është praktike dhe shumë e lehtë”, thotë ai.
Gjithsesi, pas blerjes së pijes, qeset lokale derdhen në shishe, dhe ato i pinë si të gjithë të tjerët.
Megjithatë, ka edhe një mënyrë për ta pirë atë përmes qeses, vetëm nëse i shponi një vrimë anash.
“Njerëzit në Kindgao kanë pirë birrë në këtë mënyrë në 30 vitet e fundit, por askush nuk e di pse dhe si birra filloi të shitej në qese”, tha Sun Lin, i cili drejton një bar në qytet. /Telegrafi/