Hulumtuesi t e kozmosit e kanë gjetur një galaktikë të vogël, që nuk është vërejtur kurrë më parë.
Ekipi i astronomëve po shfrytëzonin teleskopët e agjencisë Humbble, për të caktuar moshën e disa yjeve të zbehtë që ndodhen në një hapësirë të rrumbullakët, transmeton Telegrafi.
Pa dashje, ata gjetën një galaktikë të vogël, që ishte për 30 milionë vjet drite larg, teksa ndodhej në skajin më të largët.
Ekspertët pretendojnë se kjo galaktikë e zymtë, është e vjetër rreth 13 miliardë vjet – po aq sa llogaritet të jetë vjetërsia e vet universit. Galaktikën e zbuluar në grumbullin kozmik, astronomët e kanë quajtur Bedin 1.
Të tilla galaktika xhuxhe, nuk janë të pazakonshme në atmosferë – vetëm se Bedin 1, bën dallimin prej të tjerave, pasi që konsiderohet se ka lidhje edhe me galaktika tjera.
“Dallon shumë nga galaktikat tjera xhuxhe që kanë forma sferike, sepse është shumë e largët dhe tepër e izoluar” kanë thënë ekspertët e Humbble.
Konsiderohet se është 30 milionë vjet drite larg Rrugës së Qumështit, ndërsa dy milionë vjet drite larg më të afërmes galaktikë të njohur nga shkencëtarët. /Telegrafi/