Pas gati një viti në hapësirë, astronauti i NASA-s, Scott Kelly, ka thënë se muskujt, nyjet dhe lëkura e tij janë aq të ndjeshme, sa që i djegin kur qëndon ulur ose kur ec.
Pas një misioni të mëparshëm, për gjysmë viti, në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ai ka thënë se nuk është ndjerë i lodhur ose i lënduar.
Kelly ka treguar se lëkura e tij tani është jashtëzakonsisht e ndjeshme, sepse ai nuk ka pasur kontake me asgjë për kohë të gjatë.
Në hapësirë, rrobat thjesht notojnë përreth dhe rrallë prekin trupin.
“Përshtatja në hapësirë për mua është më e lehtë se në tokë”, ka thënë Kelly, 52 vjeç.
Sikur astronautët e tjerë, ai po ashtu la lëshuar shtat në hapësirë.
Kelly ka përfunduar misionin e tij 340-ditësh më 2 mars, duke zbarkuar në Kazakistan së bashku me kolegun e tij rus, Mikhail Kornienko, i cili po ashtu ka kaluar gati një vit në hapësirë./rel/