Astronauti italian Paolo Nespoli ka publikuar një video të dritës polare – aurorës borealis, të filmuar nga stacioni ndërkombëtar hapësinor.
Janë shkrepur edhe disa imazhe të natës së 5 dhjetorit, të cilat më vonë janë montuar dhe shndërruar në një video të shkurtër, transmeton Telegrafi.
Nespoli punon në stacionin ndërkombëtar hapësinor si pjesë e misionit VITA, që është në përgjegjësi të agjencisë hapësinore italiane.
Astronauti italianë ka realizuar disa video si dhe lëvizjen e topit të zjarrtë që lëviz në drejtim të Tokës.
Aurora ose drita polare është shkëlqimi i qiellit gjatë natës. Në veri, ky fenomen quhet aurora borealis, kurse në jug quhet aurora australis. /Telegrafi/