Astrit (veteran) Haraqija: Në vitin 1997 e njoha Ramushin në Gllogjan

E publikuar: 09/04/2015 18:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kush nuk ka besuar së Astrit Haraqija ka qenë pjesëtar aktiv i Ushtrisë Çlirimtare që nga viti 1997 e deri më 14 qershor 1999, tash mund të bindet me publikimin e listave të veteranëve për Zonën Operative të Dukagjinit.

Në listat e brigadës 137 “Gjakova”, Astriti figuron si veteran bashkë me vëllain e tij, Albertin. Haraqija ka thënë për Indeksonline se qysh në vitin 1997 ishte njohur me komandantin e Dukagjinit, Ramush Haradinaj në Gllogjan.

“Prej ’97 në Gllogjan që ka qenë takimi i parë me Ramush Haradinajn, kam vazhduar të jem ushtar i UÇK-së deri në ditën e çlirimit të Gjakovës që për fat të mirë ishte edhe ditëlindja ime, 14 qershor 1999. Komandant në brigadën 137 e kam pasur Abdullah Babalijën”, ka thënë Haraqija. /Indeksonline/