Astrit Haraqija: Isa Mustafa e Bujar Bukoshi dhanë 40 milionë euro për rrëzimin e Rugovës (VIDEO)

E publikuar: 04/05/2015 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Astrit Haraqija tha se ka dokumente qe deshmojne se Qeveria n’Egzil e Bujar Bukoshit me Isa Mustafen minister te Financave, i ka dhane 40 milione euro Levizjes Popullore te Kosoves (LPK) per me rrxue figuren e Ibrahim Rugoves si lider. Keto shuma jane dhane, si tha zoti Haraqija, mbrenda periudhes kohore 1994-2000.
Haraqija tha se dokumentet ka me i botue mbrenda 3 ditëve.
Fjala asht per Fondin 3%, – tha ai.
Astrit Haraqija asht i bindun se SHIK’u po e ndihmon Isa Mustafen. Ai pruni rastin e nji komune, te cilen nuk e permendi, e qe simbas tij, asht ne dijeni te faktit se me çfare menyrash po e ndihmon SHIK Mustafen.
Isa Mustafa i ka shti familjet e medhaja ne Gjakove me u perça. Njerezit nuk po i shkojne njani-tjetrit neper dasma, e as nuk po takohen me njani-tjetrin, nga droja se mos identifikohen me Astrit Haraqine e jo me Isa Mustafen.
Keto jane disa nga qendrimet e Astrit Haraqise, qe i tha si i ftuem ne emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin.
Haraqija tha se e kane telefonue anetare te kryesise qendrore te partise, e i kane thane se nuk munden me e takue per pa u krye zgjedhjet e mbrendshme ne LDK.
Isa Mustafa po ban shantazh e presion te anetarsia dhe te deget e partise, per me i fitue vete zgjedhjet, – tha Haraqija.
Simbas Haraqise, shumica e degeve te LDK’s ne Kosove nuk jane me Isa Mustafen.
Isa Mustafa po bashkepunon me Hashim Thaçin per me ja marre kompetencat komunave e per me i centralizue tenderat.
Haraqija tha se ne LDK nuk ka ma fryme rugoviane, por fryme te Isa Mustafes – fryme komuniste.
Haraqija asht i bindun se ne Gjakove, edhe vete Isa Mustafa me kandidue, e mund.
Simbas Astrit Haraqise, Isa Mustafa i ka kthye tri humbjet e tij ne fitore. Vetem serbet bajne keshtu – tha Haraqija.
Ai e perjashtoi Isa Mustafen nga mundesia me u rizgjedhe kryetar i LDK’s mbas ketyne zgjedhjeve. Ai tha se drejtimin e LDK’s mundet me e marre edhe Sabri Hamiti, Astrit Veliu apo Lutfi Haziri, por jo Isa Mustafa.
Haraqija tha se e kane mendue Isa Mustafen si menaxher te mire te partise, por Mustafa veç e ka shty’ ma keq LDK’n.