I ftuem ne studion e Rrokum Rollit, ishte redaktori i Gazetes Blic, Astrit Gashi, i cili tha se pret qe protesta e neserme me qene ma masive se ajo e 9 Kallnorit.
“Pres qe kjo proteste te jete ma masive se ajo e 9 Kallnorit”, tha Gashi tue shtue se kjo asht shume e mundshme nga puna e madhe e bame nga tri partite opozitare, dhe nga pakenaqesite e shumta te qytetareve.
“Jane thirrje politike”, vleresoi Gashi deklaratat e kryetareve te tri partive opozitare AAK, VV dhe Nisma per Kosoven, te cilet thane se neser kane me u rrxue Qeveria.
Tue u bazue ne burimet e tij, Gashi tha se protesta e neserme nuk ka me zgjate shume.
“De facto – kemi bllokim te institucioneve, na nuk shohim efektiv te Qeverise. Prandaj nuk mundemi me dite sa i gjate ka me qene mandati i ministrave te kesaj Qeverie”, vleresoi Gashi.
Gashi i dha nji këshill Isa Mustafes e Hashim Thacit, “duhen me ja nise me mendue me ma seriozitet dialogun me opoziten”.
Ai shtoi se zgjedhja ma e mire asht mos me krijue tension, qe mundet me ndikue edhe ne marredhaniet me njani-tjetrin, mbrenda popullit kosovar.
“Qeveria duhet me i marre edhe qytetaret ma seriozisht, jo vec lideret e opozites”, shtoi Gashi, tue vleresue se shoqnia kosovare asht nji shoqni e stagnueme.
“”Kemi shkelje te se drejtes per te arritun, asht e drejta themelore”, theksoi Gashi.
E fundi qe e preklamon opozita, per Gashin – mundet me qene ma larg se sa po thuhet.
Ne vazhdim te bisedes ku si teme ishte opozita, Gashi tha se fronti opozitar edhe pse e ka nji baze, mbrenda tij ka ende mospajtime.
Ai tha se partite opozitare nuk kane diskutue ende ma konkretisht per shkuemjen me nji liste te perbashket ne zgjedhje.
Ne qoftese shkohet ne zgjedhje pa nji bllok opozitar, Gashi tha se asnji parti opozitare nuk ka me pase asnji shans me fitue.
“Mbrenda opozites duhet me egzistue nji qender qe e udheheq, qe e mban gjalle bllokun”, tha Gashi tue vleresue se si qender kishte mund me qene Vetevendosja mbasi asht partia ma e madhe opozitare, edhe pse simbas tij – VV nuk po sillet si e tille.
E ne pyetjen se cilat jane gjasat qe LDK e PDK te shkojne me nji liste te perbashket ne zgjedhje, Gashi u pergjigj “Kishte me qene shkrimja e LDK’s ne PDK, por keto deklarata jane ma shume provokim, testim mbrenda 2 partive se cfare disponimi e kane. Asgja nuk perjashtohet”.
E qysh tha ai, shkuemja me nji liste me PDK’n jo vetem qe e shkrin LDK’n por kishte me qene nji dam i madh per demokracine kosovare.
“Kur e sheh ujin e turbullt, shtine doren e turbulloje edhe pak… keshtu asht situata sot ne politiken kosovare”, vleresoi Gashi.
Me aq sa kam bisedue – nuk asht qe policia nuk asht e vetedijshme per veprimet, por kane urdhen, tha Gashi tue shtue se Qeveria nuk ka thirre seanca per mos me provokue situaten, por simbas tij, situata po provokohet me arrestimet e djeshme dhe te sotme te aktivisteve e deputeteve opozitare.
“Nuk ka dyshim qe seancat jane shtye edhe me kerekesen e miqve nderkombetare”, vleresoi Gashi.
Ndersa per zgjedhjen e Presidentit, Gashi tha se Thaci asht dashte me i pase krejt votat sepse asht ne nji koalicion opozitar.