Modeli DB9 GT është përmirësuar me një motor V12.
Besojeni apo jo, Aston Martin DB9 ka qenë në shërbim që nga viti 2004. Që nga atëherë, kjo veturë morri shumë përditësime, por pasi që është një model i vjetruar, Aston Martin ka menduar që mos ta prodhojë më.
Dhe, për shkak që ndoshta është fundi i këtij modeli, kompania ka përmirësuar këtë model duke i vendosur një motor më të fuqishëm, transmeton Lajmi.net.
Aston Martin ka përmirësuar veturën duke i vendosur një motor 6-litërsh V12 me një shtesë prej 30 kuaj-fuqi. Fuqia e këtij motori dërgohet në rrotat e pasme përmes një boshti ‘Touchtronic’ prej gjashtë shpejtësive.
Shpejtësia prej 100kmh arrihet në vetëm 4.4 sekonda dhe ajo maksimalja është 300kmh. Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e veturës së bukur: